XENI Group — prodhues i dyerve të drurit në Podujevë dhe Prishtinë

Dyer Filomuro — dyer në nivel me murin

Dyert Filomuro mbyllen në nivel të plotë me murin, pa kornizë të dukshme, dhe lyhen në ngjyrën e murit. Zgjidhja më e pastër arkitekturore për banesa dhe zyra moderne — prodhuar me porosi nga XENI Group në Podujevë.

Kur cilësia shihet në çdo detaj

Korniza nga druri masiv kombinohet me HDF dhe hekur të zinkuar brenda, kështu që dera qëndron e drejtë dhe pa deformim. Trashësia 50 mm, me baglama të fshehura 3D ANSELM që rregullohen në tre drejtime.

Montim i saktë sipas hapësirës ekzistuese

Filomuro kërkon matje precize dhe përgatitje të murit. Ekipi jonë e mat objektin, prodhon kornizën sipas dimensioneve reale dhe e monton ashtu që gipsi dhe boja të mbulojnë tranzicionin plotësisht.

  • Nivel i plotë me murin, pa kornizë të dukshme
  • Trashësia 50 mm
  • Kornizë dru masiv + HDF + hekur i zinkuar
  • Baglama të fshehura 3D ANSELM (Italy)
  • Doreza gjermane FUTURE
  • Nuanca RAL dhe NCS sipas murit
dyer-filomuro-kosove — derë Filomuro në nivel me murin, prodhim XENI Group

Modele nga prodhimi jonë

dyer-filomuro-kosove — Dyer Filomuro nga XENI Group

Dyer Filomuro

Kur cilësia shihet në çdo detaj, eleganca nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.

Pyetje të shpeshta

Çka është një derë Filomuro?+

Është derë që mbyllet në nivel të plotë me murin, pa kornizë të dukshme. Kur lyhet në ngjyrën e murit, dera pothuajse zhduket dhe hapësira duket më e pastër.

A mund të montohet Filomuro në një banesë të përfunduar?+

Po, por kërkon punime të vogla gipsi dhe lyerje rreth kornizës. Ideal është montimi para lyerjes përfundimtare të mureve.

Sa kohë zgjat prodhimi i dyerve Filomuro?+

Zakonisht 4–6 javë pas matjes në objekt, sepse korniza dhe kanata prodhohen posaçërisht për hapësirën tuaj.

Planifikoni një konsultë falas për dyert e shtëpisë suaj

WhatsApp: +383 (0) 46 699 994