XENI — Fabrika e Drurit

Dyer të brendshme prej druri me porosi

Dyer të brendshme prej druri masiv, të prodhuara në fabrikën tonë në Podujevë dhe të montuara në tërë Kosovën. Modele klasike, moderne dhe lineare — përmasat, nuanca dhe aksesorët zgjidhen sipas hapësirës dhe shijes tuaj.

Prodhim sipas masës, pa kompromis në cilësi

Çdo derë e brendshme matet në objekt përpara prodhimit, kështu që korniza ulet pa hapësira dhe dera mbyllet butësisht për vite. Përdorim dru masiv, HDF të presuar dhe lyerje me nuanca RAL/NCS sipas zgjedhjes.

Montim në Prishtinë, Podujevë dhe tërë Kosovën

Ekipi jonë bën montimin, rregullimin e baglamave dhe dorezave, dhe pastrimin e hapësirës. Nga porosia deri në montim zakonisht kalojnë 3–5 javë, varësisht nga modeli dhe sasia.

  • Dru masiv me kornizë të përforcuar
  • Trashësi 40–50 mm
  • Përmasa sipas porosisë
  • Nuanca RAL dhe NCS
  • Baglama 3D italiane dhe doreza gjermane
  • Matje dhe montim i përfshirë
Derë e brendshme prej druri masiv e prodhuar nga XENI Group në Podujevë

Modele nga prodhimi jonë

Dyer Filomuro

Dyer Filomuro

Kur cilësia shihet në çdo detaj, eleganca nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.

Model Klasik

Model Klasik

Dizajn klasik me dy panele të frezuara dhe kornizë të gjerë — elegancë e përhershme që i shkon çdo ambienti.

Model Modern

Model Modern

Panele të thjeshta gjeometrike në nuanca të ngrohta neutrale, me dorezë të zezë minimaliste.

Model Linear

Model Linear

Vija të holla vertikale dhe ngjyrë gri e matë — pamje e qetë dhe bashkëkohore për korridore e dhoma.

Model me Xham

Model me Xham

Panele xhami për të sjellë më shumë dritë në korridor.

Derë Harkore

Derë Harkore

Derë harkore e punuar me porosi, e integruar plotësisht në mur — hark i përsosur dhe finiturë që ndjek murin.

Pyetje të shpeshta

Sa kohë duhet për prodhimin e dyerve të brendshme?+

Zakonisht 3–5 javë nga konfirmimi i porosisë dhe matjes në objekt, varësisht nga modeli, nuanca dhe numri i dyerve.

A bëni matjen dhe montimin?+

Po. Matjen e bëjmë falas para prodhimit dhe montimin e kryen ekipi jonë në tërë Kosovën.

Sa kushton një derë e brendshme?+

Çmimi varet nga materiali, përmasat, nuanca dhe aksesorët. Dërgoni përmasat në WhatsApp ose përmes formularit dhe merrni ofertë brenda 24 orëve.

Planifikoni një konsultë falas për dyert e shtëpisë suaj

WhatsApp: +383 (0) 46 699 994