Dyer hyrëse prej druri masiv
Dyer hyrëse prej druri masiv për shtëpi dhe banesa në Kosovë — të rënda, të izoluara dhe të sigurta. Prodhohen me porosi në fabrikën tonë në Podujevë, me përmasa, nuanca dhe siguri sipas kërkesës.
Izolim dhe qëndrueshmëri ndaj kushteve atmosferike
Dyert hyrëse ndërtohen me kornizë të përforcuar, mbushje izoluese dhe lyerje mbrojtëse për diell, shi dhe ngrirje. Guarnicionet e dyfishta mbajnë nxehtësinë brenda dhe zhurmën jashtë.
Siguri dhe përmasa jashtë standardit
Montojmë brava shumëpikësore dhe baglama të fuqishme. Punojmë edhe dyer jashtë standardit — të gjera, të larta, harkore ose me panele anësore me xham.
- Dru masiv i tharë teknikisht
- Kornizë e përforcuar me hekur
- Mbushje izoluese termike dhe akustike
- Bravë shumëpikësore
- Lyerje mbrojtëse për jashtë
- Përmasa jashtë standardit dhe harkore

Modele nga prodhimi jonë

Hyrëse Masive
Derë hyrëse e fortë me izolim termik dhe akustik.
Pyetje të shpeshta
A punoni dyer hyrëse jashtë standardit?+
Po. Prodhojmë dyer të gjera, të larta, harkore, dopio krahë ose me panele anësore me xham, sipas hapësirës ekzistuese.
Sa e izoluar është një derë hyrëse prej druri?+
Druri masiv me mbushje izoluese dhe guarnicione të dyfishta jep izolim shumë të mirë termik dhe akustik, i krahasueshëm me dyert metalike të klasit të lartë.
A mund të zgjedh ngjyrën dhe dorezën?+
Po. Nuanca zgjidhet nga katalogu RAL/NCS ose nga tonet natyrale të drurit, dhe dorezat nga koleksionet italiane e gjermane.
